Heidi Baci ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur edhe për të ardhmen e saj në Shqipëri.
A do të konsideroje një punë këtu, që do të sillte dhe mbante pranë publikut?
“Mendoj që po do të ishte një gjë shumë e bukur. Këtë periudhën e verës me thënë të drejtën doja ta merrja pak për vete. Edhe të stabilizohesha pak këtë, edhe të shikoja punët andej çfarë bëhet, por që absolutisht që po. Unë jam tip që përshtatem. Mendoj që mund të isha një moderatore, nuk dua t’i jap vlera vetes se nuk më pëlqen”, tha Heidi.
Ajo u pyet nëse e sheh veten te emocioni “Më lër të flas” me Romeon dhe Donaldin, por u shpreh që jo.
“Jo jo nuk e di, të shohim nuk ka asnjë plan”, tha Heidi.
- VIDEO/ Shpërthen Shqipe Hysenaj, Ronaldo Sharka i mbyll mikrofonin, largohet me sherr nga emisioni
- VIDEO/ Kiara Tito ndjek këshillën e fanses, ja si shfaqet në Portokalli
- VIDEO/ Julia Ilirjani shpërthen ndaj Alba Pollozhanit: Më shih në sy mua…
- VIDEO/ Heidi Baci kalon momente të lumtura me familjen në Romë
- VIDEO/ Alba Pollozhani “përzë” Meri Shehun nga emisioni, ja si reagon astrologia
- VIDEO/ Venera Lumani dhe Lind Islami së shpejti prindër për herë të parë