Fri. Aug 30th, 2024

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me Egla Cenon.

Ajo tha se është e gatshme që kur të dalin jashtë shtëpisë së BBV3 të sheshojnë debatet mes tyre.

“Nuk e di si është Egla në të vërtetë në këtë pikë unë jam shumë e hapur për ta sheshuar, se për mua ka patur shumë vlerë, dhe e vlerësoj si grua, me inteligjencën e saj, intuita dhe më pëlqejnë njerëzit që kanë një thelb dhe peshë në gjërat që bëjnë. Kur vihem në të njëjtin nivel si të gjithë e kam problem. Nëse jam speciale për ty dua të jem deri në fund siç ka qenë ajo për mua”, tha Heidi.

Ndërsa arsyeja pse ajo e prishi marrëdhënien me Eglën është për shkak të lojës. Sipas Heidit, presioni dhe loja fitoi tek marrëdhënia e tyre.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *