Mon. Nov 25th, 2024

Veliaj reacts to Meta's clash with the police: the President has degraded

Pas përplasjes së Presidentit Ilir Meta me policinë tek zyrat e FRD-së, ka reaguar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa iu përgjigj, “News 24”, Veliaj e quajti Metën një të degraduar mendor.

“Nëse Presidenti për çdo paqartësi që ka shkon dhe zihet me grushte, fyen uniformat, i bullizon, i kërcënon, dhe prek me dorë e rrihet, kemi të bëjmë me një degradim të rëndë të presidentit dhe institucionit”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa më pas sqaroi se pse FRD-ja duhet të lironte zyrat.

“Presidenti duhet të kuptojë se ajo është një zyrë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me hipotekë. Sipas ligjit për partitë politike, partitë që nuk kanë asnjë mandat parlamentar dhe as 1% të votave të popullit, nuk e detyrojnë dot bashkinë. Mënyra më e shkurtër e strehimit në Tiranë do të ishte, krijo një parti dhe shko zapto një pronë, por kjo nuk funksionon. Kur shumë parti të tjera si partia e z.Milo, ajo e Lirive të Mohuara, etj, e kanë respektuar lirimin e ambientit, pasi iu ka mbaruar kontrata, është kërkuar me shumë mirësjellje lirimi i ambienteve edhe për këta”, tha Veliaj. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *