Fri. Nov 22nd, 2024

Video/ Biden sheh 4 korrikun si “Ditën e Pavarësisë nga Covid-i”

Presidenti Joe Biden ka thënë se shpreson që Amerika mund të “shënojë pavarësinë” nga Covid-19 më 4 korrik, nëse njerëzit vaksinohen.

Në fjalimin e tij të parë si president, Biden tha se ai do t’u kërkojë shteteve të përfshijnë të gjithë kategorinë e të rriturve për vaksinime deri më 1 maj.

Ndërkohë masat aktuale u japin përparësi njerëzve sipas moshës ose gjendjes shëndetësore. Fjalimi i Biden u mbajt saktësisht një vit pas shpërthimit të pandemisë globale.

Gjysmë milioni amerikanë kanë vd.ek.ur që atëherë, më shumë sesa numri i të vd.ek.ur.ve nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Vietnamit së bashku.

Kujtojmë se në SHBA, shkollat janë mbyllur, po ashtu edhe disa prej bizneseve. / Adapted from BBC for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *