Mon. Nov 25th, 2024

Covid-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshon masat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, se prej 1 marsit ka një tendencë të rënies së infektimeve me Covid-19.

Dhe si duket për këtë fakt, Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe kësaj jave ka lënë në fuqi masat ndaj COVID-19.

Më poshtë masat e Komitetit Teknik të Ekspertëve:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *