Fri. Nov 22nd, 2024

“Muaji më pozitiv i vitit”, astrologia bën parashikimin e Horoskopit për muajin Maj

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin maj, në emisionin “7pa5”, ku sipas saj do të jetë muaji më pozitiv i vitit 2024.

“Bashkimi i diellit me uranin në datën 13. E nisim me një hyrje gjatëkëndore dhe të gjithë do të ndjejnë potencialin dhe fuqinë maksimale. E mbyllim majin me hënën në hyrje të drejtëpërdrejtë me saturnine që ka të bëjë me familjen.”– tha Gjini.

Parashikimi i horoskopit:

Aries

Ka të gjithë potencialin e mundshëmn për të qenë kryefjala e pjesës së parë të muajit maj. Ka zhvillime shumë të mira ekonomike mesi i muajit dhe do të shënojë një periudhë që do t’i surprizojë. Momenti i parë që ndihen të sigurt me xhepin e tyre për vitin 2024. Është një bazë ekonomike që do qëndrojë. Kjo mund të vi edhe nga një rritje pagash.

Me Venusin te Demat i kanë të gjithsa mundësitë për të rehatuar qetësinë dhe paqen, që u trazua gjat prillit. Me Marsin te vetja nuk ka muaj më të mirë për tu qartësuar për planet e tyre. Kujdes datat 21-23 maj për firmosje.

Taurus

Venusi te vetja, nëse merret ana e drejtë mund të stabilizojë dhe mund të sjell zgjerim familjar. Nëse merret ana negative, mund të shoqërohet me përplasje dhe gridnje që do i duhet shumë kohë për t’;i korigjuar. Kanalizoni energjinë e muajit.

Jupiteri do jetë aty deri në datën 25. Kanë bashkime të forta të uranit me mërkurin. Është muaji që duhet shfrytëzuar çdo minut, mos prisni nga qielli. Për ndryshime të mëdha që kanë nevoj. Për çështje liji, shkresash apo parteshash e kanë maksimumin e mundshëm të ndihmës nga universi, për të patur rezultate të mbara.

Gemini

Kemi Venusin, Jupiterin dhe Diellin. Nga fund i muajit deri në fundin e pranverës të vitit 2025, do kenë mundësira për të shfrytëzuar çdo ditë si të shenjtë nëse duan të marrin iniciativa të mëdha. Pjesën e parë të muajit shfrytëzoni kreativitetin në punë.

Pasiguritë do të jenë ndjesi e ditëve të para edhe në mesin e muajit. Kujdes me informacionin që merrni deri rreth datës 13, sepse mund ta gjeni veten të ngatërruar në prapaskena që do ju spostojnë nga rutina. Nuk është ende moment për të ndryshuar rutinën.

The crab

Muaji më i bukur i vitit për gaforren. Maji është me vendosje të jashtëzakonshme. Kanë hyrje të forta, pozitive duke qenë që marsin e kanë në kulmin e Horoskopit të tyre. Shoqërohet me iniciativa pune, vlerësim të asaj që bëni. Me punë që janë shumë më të qarta dhe shumë më të kthjellëta.

Kush ka punë të rëndësishme për të bërë, zgjidhje të çështjeve ekonomike, moment është tani. Nis që nga data 3 deri në 22 maj.
Fati ka rezervuar prurje të reja dhe surpriza për ju.

Leo

Për nga energjia e tyre duket sikur nuk shkon me tokën. Por marsi në kulmin e horoskopit të tyre, në hyrje shumë të fortë me plutonin, luanët kanë momentin për të patur zhvillime shumë të forta profesionale. Nga datat 4-14 maj.

Gjëja e parë që do shijohet nga luanët është se nuk do kenë më kufizimin e kohës mes punës dhe familjes. E kanë axhendën e kthjellët.
Rreth datës 20 zgjidhet një çështje ekonomike, që e prisni. Një pjesë e luanëve do ndihen të shpërblyer profesionalisht.

Virgo

Me mërkurin në të drejtë është e sigurt që nuk do ketë vonesa, ngatërresa, anulime. Një pjesë e mirë e virgjëreshave ka tendencën për tu marrë me çështje udhëtimi, lëvizje, shkresa dhe administrimin.

Momenti i tyre nis në 10 ditëshin e fundit të majit dhe do zgjasë gjatë. Nga data 24-25 maj deri në 13 gusht do ketë shumë surpriza dhe do ndihen të suksesshëm dhe të qetë.

Është një periudhë profesionale që do jetë si kompesuese e lodhjes së mbartur që vjet në shtator.

Libra

Marsi do jetë ballë për ballë. Bashkëpunimet do jenë shumë më të lehta, të mira dhe të mbara. Mënyra dhe forma që do përcillni mendimet do jetë shumë më e thjeshtë.

Në familjen e 8 me diellin është shumë e rëndësishme, vendosja e fortë planetare pë rata që kanë vendime jete. Nisur që nga fejesë, martesë, deri të ndërrimi i shtëpisë. Momenti më i mirë për ta marrë këtë hap është mauji maj.

Scorpio

Përsa i përket hyrjeve të forta planetare përballë tyre, bën të mundur që ata që janë në kërkim të gjerave të reja do kenë momentin e tyre dhe do e shijojnë maksimalisht. Të tjerët kanë tendencën për ta parë gotën gjysëm bosh.

Fokusi duhet të jetë i përqëndruar të ekonomia. Çështjet financiar do jenë të mbara dhe të lehta.
Punët që keni nisur nga vjet në maj, deri tani, do merrni rezultatin maksimal. Ata që duan të marrin iniciativa të reja duhet tëp resin që marsi të kalojë të demat.

Sagittarius

Më në fund, erdhi muaji që do të shënojë fillimin e 6 mujorit më të mirë të tyre. Nis në datën 22 maj deri në fund të majit 2025.

Bashkimi i diellit dhe jupiterit dhe mërkuri do t’i ndihmojë shumë për zgjidhje të çështjes së shpisë dhe familjës.
Nga 22 dhe në vazhdimësi do ndihmojë shumë në çëshje personale. Ata që presin çështje dokumentash apo raporte personale.

Capricorn

Deri në datën 22, tematika qëndrore është shitje-blerje pronësishë. Është njuë lëvizje e mbarë dhe shumë e mirë, edhe pse do ketë pengesat e veta. Mos u trembni nga këto të fundit, gjithçka do marri trajtën e duhur.

Në mesin e muajit ka tendencë për arratisje të vogla. Mbylljen e muajit e kanë shumë të mirë.
Kujdes me tonacionet tuaja në ambjentet familjare, sepse mund të jetë më e ashpër se duhet.

Aquarius

Është muaji më i lehtë i 2024. Nisur që nga sot, përsa i përket iniciativa dhe çështjeve të punës. Ngarkesat familjare që keni të mbartura që nga prilli do keni mundësi t’i mbyllni.

Kur jupiteri të kalojë të binjakët, sjell ndryshime dhe të papritura për mirë në planet tuaja.

Ata që kanë plan të hapin gjëra të reja duhet të shfrytëzojnë nga data 23 maj, dhe qeshori dhe korriku do i ndihmojë shumë. Plutoni nxjerr në sipërfaqje anët më të mira të pushtetit dhe ekonomisë suaj.

Pisces

Në pjesën e fundit të muaji maj do merren me çështe që i përkasin familjes. Në mesin e muajit merren me çështje që i përkasin emocionit dhe dashurisë.

Duhet të menaxhojnë mirë streset e mbartura nga muaji prill.

Pjesa e parë e muajit zgjidh problemet e prillit, mesi i muajit është për dashurinë, veten, bukurinë dhe fundi i muait është për familjarët. Menaxhoni mirë shpenzimet, pasi mund të dilni jashtë planifikimit. Nuk është muaji i vështirë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *