Wed. Jul 24th, 2024

Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj dy gazetareve të “ORA News” të cilat kanë komentuar shtatzëninë e saj në një emision. Në dy postime në “Instastory”, Sara i cilëson diskutimet e tyre bullizuese, teksa paralajmëron se do të hapë një proces gjyqësor ndaj tyre.

“Dëgjojeni me vëmendje sa të shëmtuara mund të jenë gratë shqiptare përkundrejt meje në këto momente. Jeni për gjyq! Sa të shëmtuara!”, shkruan Sara në një postim.

“Ja sesi duken dy bullizuese në ekran! Dy monstra! Ja në çfarë nivelesh provokohem pastaj kur reagoj bëhet skandal. Ja deri në çfarë pikash prekem dhe më pas prisni të jem e qetë. Ku ishit ju moj gra ëngjëllore që sot vetëm për një koment dilni mbroni dikë kur u fshihnit atëherë kur unë kisha nevojë për mbrojtje? Atëherë kur u sakatoja padrejtësisht nga mediat? Kur u godisja padrejtësisht në moral? Kur mu vunë në kurriz emra meshkujsh si ish të dashurit e mi, ndërkohë si njihja fare? Të ndyra! Të shëmtuara! S’kam fjalë!”, shkruan Sara në postimin tjetër.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *