Sun. Oct 6th, 2024

Zhaklin Lekatari reagon për lidhjen e Ilnisës dhe Meritonit

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku është pyetur lidhur me mesazhin që i dërgoi Meritonit brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

“Mesazhi i ka dhënë të gjitha. Duke qenë jashtë Big-ut kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për të gjithë. Big Love është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh”.

Sa i takon lidhjes së dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’.

“Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma. Dashuria është e bukur kur është e vërtetë. Mua më pëlqen thyerja e steriotipeve. Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet”, tha gazetarja e njohur.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *