Fri. Nov 22nd, 2024

Video/ “Je besëprerë, je fallco”, plas sherri mes Lidit dhe Romeos: Ju putheni, nuk dua të futem mes jush

Lidi dhe Romeo kanë debatuar me njëri-tjetrin.

DEBATI MES TYRE:

Romeo: “Pranoje që më godite”.

Lidi: “Në rrugën time për lojë, nuk llogaris asnjë, as Romeon asnjë, fare more. Nuk bie viktimë e një shpëtimi. Çfarë i kam bërë që preket ky? A i kam përmendur familjen, a i kam përmendur Heidin? Çfarë i kam bërë more? I thashë Jetmirit nuk jam ndjerë mirë mbrëmë dhe u prek Romeo e më hodhi poshtë. Hë moj Heidi tani”.

Romeo: “Ti erdhe dhe më the ‘duhet të futem në lojë, më kupto sepse nuk kam kohë’. Për çfarë ma the këtë?

Lidi: “Unë të thashë që jam ndjerë keq mes teje dhe Heidit sepse ju jeni çift.”

Romeo: “Më kthe përgjigjen e kësaj që të pyeta.”

Lidi: “Të thashë që nuk rri dot mes jush sepse jeni çift, duke ndenjur ju putheni, nuk dua të futem mes jush. Dhe të thashë më kupto, që duhet të shkëputem ndaj jush që të luaj.”

Roza: “Lidi e kishte në kuptimin që duhet të bëj lojën time, nuk do rri me ju si një i tretë”

Lidi: “Po, tani nëse kjo është për të qenë besëprerë…”

Romeo: “Ik merru me të tjerët, e nxorri zbuluar veten.”

Lidi: “O Romeo hajde ma shpjego”

Romeo: “Nuk merrem, nuk dua të tregoj sa jam kujdesur unë për ty se do e quash ulje.”

Lidi: “Çfarëm mund të thuash më shumë se kaq, ‘je besëprerë, je fallco”

Romeo: “Po je more.”

Lidi: “Ik pirdhu, me zor paske pritur. Ke prekur fundin me mua. Kujton se do të të qëlloj…”

Romeo: “Po. Shumë seriozisht e kam.”

Lidi: “Qetësohu, ti nuk e di se çfarë të kam bërë.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *