Wed. Nov 6th, 2024

U përfol se është braktisur nga e ëma, reagon menjëherë Sara Gjordeni: O njerëz…

Sara Gjordeni ka reaguar për një keqkuptim, që sipas saj ka ndodhur nga intervista e saj në “Ftesë në 5”.

Ajo ka treguar se nuk është braktisur nga nëna e saj.

“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze”, shkruan Sara në Instastory.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *