Sara Gjordeni u përjashtua dje në mbrëmje nga shtëpia e Big Brother VIP 3, ndërsa sot ka folur për emisionin “Shqipëria Live”.
Do ta ribëje gjestin e banjës?
Jo. Jam investuar shumë në atë shtëpi dhe nuk doja.
A ta agravoi Bardhi gjendjen emocionale kur të tha që Franceska të tha zhulse?
Është edhe kjo, por ai ka dashur të sillet transparent dhe nuk e ka menduar që do shkoja deri në atë pikë.
Çfarë të thanë familjarët për Bardhin?
Me gjyshin kam folur dhe më ka thënë që është shumë pro gjësë me Bardhin. Si mund të mos jesh pro me Bardhin.
A ke pasur dyshime për Bardhin?
Po kam pasur, por nuhatja më doli e drejtë. Deri kur më tregoi që kishte lënë diçka jashtë aty pastaj sikur u pastruam.
A do e vazhdoje dhe jashtë lidhjen?
Gjithmonë kisha dashur meshkujt ndryshe komplet nga Bardhi, por besoj se kishte ardhur koha që të bëja një zgjidhje ndryshe. Kur dola pashë që më kishin bërë të lidhur me shumë djem, Noizy, Finem, madje dhe Silvi pashë që kishte thënë se kishte pasur një flirt, por unë do ta hedh në gjyq për këtë..
Po lidhjen me boksierin e ke mbyllur se Stresi thotë që e le në pritje…
Stresi nuk ka qenë fare në dijeni të lidhjes time me Jurgenin, unë me Arkimedin do kem një bisedë personale për atë që ka bërë. Për hir të miqësisë që kemi pasur, ai nuk duhet të më kishte goditur..
E ke parë që Bardhi, personi që menaxhon adresën e tij, ka fshirë të gjitha fotot me ty si dhe të ka hequr nga friends-at.
Nuk e di por do u thoja njerëzve të tij, familjarëve, që të lenë të vendosë vetë ai për gjërat e veta.
- VIDEO/ Albani feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin special
- VIDEO/ Kiara Tito ua mbyll gojën të gjithëve që bëjnë thashetheme për Luizin
- VIDEO/ Rezart Veleshnja ironizon Olsa Muhametin: E ke bërë Big-un si Përputhen, s’ka gjë sa t’ia marrësh dorën
- VIDEO/ Kiara Tito tregon pse nuk jetojnë në shtëpinë e re
- VIDEO/ “U shokova”, Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual
- Zbulohet më në fund, ja kur do të nisë BBV4 dhe disa nga konkurrentët