Wed. Aug 7th, 2024

Nëse po përpiqeni dhe nuk arrini të hyni në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram këtë pasdite, nuk jeni vetëm.

Duket se aplikacionet e mediave sociale janë të ndërprera dhe nuk funksionojnë.

Mediat e huaja raportojnë, se rreth orës 15:00 ka filluar ndërprerja dhe vazhdon dhe ende nuk ka një informacion se kur do të rregullohet.

Downdetector, i cili monitoron ndërprerjet në të gjithë globin, po tregon mbi 90,000 raporte të Facebook-ut që nuk funksionon.

Instagram ka mbi 16,000 raporte duke e bërë këtë një nga problemet më të mëdha për Meta (e cila zotëron të dyja këto platforma) në vite.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *