Mbreti Charles III po përballet me një tjetër betejë shëndetësore. Pallati Buckingham zbuloi sot se Mbreti vuan nga kan.ceri.
“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje tjetër shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri. Madhëria e Tij ka filluar sot trajtimet e rregullta. Ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të merret me punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht. Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit spitalore. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Madhëria e Tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se kjo mund të ndihmojë të gjithë ata që janë të prekur nga kanceri, në mbarë botën”, tha pallati në një deklaratë, sipas “People”.
Sipas medias, mbreti Charles i lajmëroi vetë djemtë e tij, Princin William dhe Princin Harry dhe po ashtu informoi personalisht vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Eduard, përpara se lajmi të bëhej publik.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat