Fri. Nov 22nd, 2024

“Ç’i ke këto muhabete?!”, Arbër Hajdari i kthehet Roza Latit pasi i tha Ledjonës se e ka bërë fëmijën pa dashuri

“E ke bërë fëmijën pa dashuri”, kështu i ishte drejtuar Roza Lati, Ledjonës.

Arbri: A e kuptoni se çfarë do të thotë fjala dinjitet sepse njerëzit punojnë gjatë gjithë jetës për ta mbajtur. Si merrni përsipër të komentoni dinjitetin e personit që keni përballë. E dyta, dua të komplimentojë Ledjonën që ruajti qetësinë në bisedën që Roza flet për fëmijën “si i ke bërë fëmijët, me dashuri…”. O Roza, ç’i ke këto muhabete mi?!

Roza: Arbër, te kjo pjesa dua të komentojë që jemi kapur dhe më ka ofenduar. Po, më ka ofenduar dhe ka thënë femër që s’ka marrë mbrapa dashuri.

Ledjona: Ku të kam ofenduar mi?

Roza: Kemi qenë te biçikleta…

Ilnisa: Atje e ke bërë komplet gabimin.

Roza: Këtë muhabetin e fëmijës pa dashuri, mua më vjen shumë keq që e thash, por isha në presionin e nervave. Falje nuk të kërkova sepse nuk e Meriton, por më vjen keq që e thash atë fjalë. Por ty nuk është për të të folur fare moj vajzë sepse ti vetëm ofendon.

Arbri: O Roza, po kur thua të vjen keq dhe falje nuk i kërkon, çfarë do të thotë kjo?

Roza: Keq më erdhi që e thash absolutisht. Por në raportin Roza-Ledjona, ajo nuk e Meriton që unë t’i kërkojë falje.

Arbri: O Roza, mendoj se i keni hyrë shumë thellë. Ke hyrë shumë thellë në atë diskutim.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *