Fri. Nov 22nd, 2024

“U mbajt mend për njohjen me një burrë”, Heidi përlotet, Romeo shpërthen ndaj Rozës: Është e keqe, hajde babo sa më shpejt

Roza Lati ishte shprehur se, Heidi Baçi u bë e famshme në “Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë dhe të njëjtën gjë po bën edhe në Big Brother VIP Albania.

Pasi dëgjoi këto deklarata, Heidi u shpreh se nuk ka çfarë të mendojë, ndërkohë që u përlot.

“Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë…”, tha Heidi.

Pasi Heidi u prek, Romeo reagon ashpër, duke i kërkuar që të mos përlotet, pasi Roza këtë kërkon.

Romeo: Këtë do ta arrijë, thjesht mos e bëj që ta arrijë, hajde Babo sa më shpejt.

Heidi: Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz.

Romeo: Nuk është e ulët, është e keqe. Bëra ç’mos që të ishte pjesë e ekipit dhe e shoh këtu që më drejtohet mua, është njeri i keq. Ne të japim mundësi, ti e shëmtohesh akoma.

Roza: O Romi, prit një sekondë sepse nuk është pjesa jote kjo.

Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…

Roza: Po ik ore, ec o Romeo, kujdes kur flet.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *