Fri. Sep 20th, 2024

Fatma reagon pas deklaratës së Alfios në BBV: Përdorin të shkuarën…

Kuzhinieri Alfio Rrotani, kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3, foli për ndarjen nga ish-partnerja e tij, moderatorja Fatma Methasani me të cilin kanë një fëmijë.

“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kam dy vite që jam ndarë, kam vuajtur si kafshë”, tha ai.

Pas kësaj bisede tejet personale për ish-çiftin, ka ardhur edhe një reagim nga moderatorja.

Fatma ka zgjedhur ta thumbojë Alfion duke ndarë disa rrjeshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet: “Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *