Mon. Nov 25th, 2024

Rakacolli says that boarding buses is a personal choice

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli teksa u pyet për urbanët të cilët rrinë mbushur plot e përplot edhe pse në situatë pandemie, tha se është zgjedhje personale e gjithësecilit. Ndërkohë ajo iu sugjeroi qytetarëve që të zgjedhin orare të përshtatshme.

“Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, u shpreh Rakacolli dhe ndoshta ka të drejtë për persona të cilët kanë mundësi ta shmangin udhëtimin me urbane.

Ndërkohë që lindin pyetja: Po personat të cilët duhet të jenë diku shumë larg shtëpisë së tyre në një kohë të caktuar dhe as nuk kanë mjet udhëtimi në shtëpi, apo as mundësi për të paguar taksi?

Sugjerim: Një zgjidhje mund të ishte në këtë rast numri i reduktuar i personave që hipin nëpër urbane, si dhe mbikqyrja e tyre për të ruajtur distancën fizike. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *