Aktori Salsano Rrapi ishte i ftuar sot në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku rrëfeu për publikun ndjesitë e daljes së parë në skenë dhe rrugëtimin e tij në “Portokalli”.
“Unë jam ngjitur për herë të parë në teatrin “Skampa” me një shfaqje të Leonard Bombaj, ka qenë para vitit ’97. Në 2001 kam qenë në shfaqjen “Lotaria Amerikane”, të shkruar nga Edi Oga, e cila në atë kohë konsiderohej si “Big Brother” sot. Unë kam 17 vite në “Portokalli”. Nga ana njerëzore unë nuk bëj asgjë për ta mbajtur vendin. Nga ana profesionale, është e vështirë, pasi jo të gjithë aktorët mund të bëhen moderatorë. Madje, para se të ikte Altin Basha, më tha që në qoftë se gjej një moderator më të mirë se ty do të të zëvendësoj, ndërsa unë i thashë dhe unë do të të zëvendësoj në rast se gjej regjisor më të mirë se ty”, u shpreh aktori.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi
- Këto 3 shenja kanë gjithmonë një mendim rreth diçkaje