Producenti Ermal Mamaqi, ka qenë i ftuar sot në “Wake Up”, ku përveç së tjerash ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Luiz Ejllin.
Pas daljes së filmit “Në kuadër të dashurisë”, Ermali tha se Luiz Ejlli është më i mirë si aktor sesa si këngëtar.
Luizi mesa duket nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe tha se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.
“E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, Louis said.
Sot Ermali i ka kthyer përgjigje aktorit duke u shprehur se vazhdimi i deklaratës së tij është një goditje poshtë brezit.
“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, shprehet Ermali.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi