Mon. Nov 25th, 2024

Video/ “O karagjoz, s’je baba im”, shpërthen debati mes Roza Latit dhe Jul Dedës

Aktori Jul Deda dhe moderatorja Roza Lati kanë debatuar me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3.

Debati mes Rozës dhe Julit:

Roza Lati: Pse mendon që më ka sharë publiku?

Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.

Roza Lati: Po e the.

Jul Deda: Po ja futa kot.

Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.

Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.

Roza Lati: Mos shty urrejtje.

Jul Deda: Ndaj teje?

Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.

Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.

Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.

Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.

Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.

Jul Deda: Ik o Roza ik!

Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *