Presidenti amerikan, Donald Trump është parë për herë të parë me maskë në publik, që prej fillimit të pandemisë.
Ai është filmuar teksa po vizitone, spitalin ushtarak “ëalter Reed” jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.
“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend”, tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Ai më parë ka thënë se nuk do të vinte maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij Joe Biden për këtë gjë.
“Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz që, në disa raste, sapo dolën nga operacioni, mendoj është një gjë e mirë të vendosni një maskë”, tha Trump duke hedhur poshtë deklaratën e bërë më herët.
Ndryshimi i erdhi ndërsa pasi SHBA-ja regjistroi 66.528 raste me koronavirus të shtunën, një rekord i ri ditor. / Labyrinth