Fri. Sep 20th, 2024

“Suksese mikut tim të vjetër”, Arbana Osmani uron Ledion Liçon për prezantimin e Big Brother

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar sot para nisjes së edicionit të tretë të Big Brother VIP 3.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë”, writes Arbana on Instagram.

Ndërsa më tej falenderon themeluesin Dritan Hoxha dhe dy vajzat e tij, Lori dhe Sara Hoxha.

“Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen”, shkruan më tej moderatorja.

Ndërsa i uron suksese mikut të saj të vjetër Ledion Liço dhe dy bashkëpunëtoreve të saj, Lorina Mixha dhe Kristina Mere.

“Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”, përfundon Arbana.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *