Fri. Sep 20th, 2024

“Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel”, mesazhi i Sara Hoxhës për Ledionin para nisjes së BBV

Sonte në mbrëmje nis edicioni i tretë i spektaklit më të ndjekur të shqiptarëve, Big Brother VIP Albania.

Këtë vit reality-show do të vijë nën drejtimin e Ledion Liços dhe bashkëshortja e tij, producentja Sara Hoxha i ka dedikuar disa fjalë zemre.

Sara i uron suksese dhe shprehet, se sonte ai do të jetë fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel.

“Suksese sonte @mr.ledionlico 🙏🏻. Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel. Perfaqëson qindra prej nesh që kemi punuar pafund me orë të tëra për të prodhuar një sezon te jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të fillosh një sezon të ri me kaq shumë pritshmëri dhe shikueshmeri, por ne jemi krenarë të themi se i dalim ballë sfidës. Falenderoj gjithashtu të gjithë miqtë e formatit qe u bashkuan edhe këtë vit duke besuar te vizioni jonë por kryesisht i kapitenes anijes @lorihoxha Top Channel është nje familje e madhe dhe do mbetet gjithmonë e tillë. Per ta mbyllur i jam shumë mirenjohëse shikueseve besnik të @bigbrotheralb_vip qe e kanë kthyer këtë program në atë që është sot. Shikim të kendshëm dhe kini parasysh që fëmijët/familjarët tanë, por edhe të konkurentëve, nuk janë pjesë e televizionit dhe nuk e meritojnë urrejtjen që jo rrallëherë haset në rrjete sociale. Be kind”, shkruan Sara, krahas disa fotove ku shfaqet ajo dhe familjarët e saj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *