Fri. Nov 22nd, 2024

Mirela Kumbaro overcame Covid! Gives some valuable advice from the doctor

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka rrëfyer sot përjetimet e saj gjatë kohës që ishte me koronavirus.

Në “News 24, ajo rrëfeu se ka qëndruar dy javë e karantinuar, për shkak të shenjave të koronavirusit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi, lodhje e këputje.

Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza”, tha Kumbaro.

Ndërsa çka është më e rëndësishmja, ish-ministrja theksoi se gjatë kësaj periudhe me shumë rëndësi është menaxhimi i anës psikologjike.

“Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë”, u shpreh ajo. /labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *