Fri. Nov 22nd, 2024

Rudina Hajdari merr fjalën në Kuvend, Gramoz Ruçi “e bën për një lekë”!

Integrimi europian ishte tema e diskutimit sot në Kuvend dhe fjalën e mori kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht edhe deputete Rudina Hajdari.

Mirëpo, teksa kjo e fundit foli me tone të ashpra për qeverinë dhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i tërhoqi vëmendjen.

“Fjalën nuk e more si Rudina Hajdari, po si kryetare e Komisionit të Integrimit. Raporti që keni depozituar këtu s’ka asnjë lidhje me ato që thatë. E kuptoj që jemi në fushatë elektorale, por jam e bindur se nëse do të kishe folur si kryetare, edhe elektoralisht do kishe fituar më shumë”, iu drejtua Ruçi, Hajdarit e cila kandidon në Elbasan me “Nismën Thurje”. /labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *