Fri. Nov 22nd, 2024

Për herë të parë Ardit Gjebrea nuk prezantoi “E diela shqiptare”! Ja pse dhe kush e zëvendësoi

Të gjithë shikuesit të “E diela shqiptare” e morën lajmin se Ardit Gjebrea ishte infektuar me koronavirus që fundjavën e kaluar, pasi ai prezantoi emisionin që nga shtëpia.

Por këtë fundjavë, ai nuk ishte prezent në emision, pasi mjekët i kishin rekomanduar të pushonte.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruante Arditi, i cili në 13 vite emision është hera e parë që mungon.

Mirëpo, ai nuk harroi gjithashtu të na tregonte përmes rrjeteve sociale se kush do ta zëvendësonte.

Dhe ashtu siç tha u bë:

“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” u moderua nga Enkel Demi.

“Telebingo shqiptare” nga Gentian Zenelaj.

Dhe “Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *