Wed. Jul 24th, 2024

Këngëtari Luiz Ejlli, i ftuar në “Më lër të flas” tha me humor se dëshiron, që vajzës t’ia vendosë emrin Skedina, që mos ta kapë askush.

“Kur po i mendoj këto gjëra, më vjen natyrshëm të them “dua t’ia vë emrin Skedina, mos ta kapë kurrë askush”. Por pjesa më e bukur është kur të thotë bashkëshortja, Kiara në këtë rast: “Zemër, si do ia vëmë emrin?” Të pyet kot. Çfarëdo që të thuash ti, e ka ndarë ajo, të lodh kot, sa për të thënë që “ta dhashë një alternativë”. Kështu që duhet të pyesni Kiarën. Unë Kiarës i kam thënë “vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë. Unë nuk do e thërras kurrë në emër. Sido që t’ia vësh ti, ajo do jetë gjithmonë princesha e babës…”, tha Luizi.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *