JOQ ka publikuar një foto, ku shihet Princ Leka dhe pranë tij një vajzë, që sipas medias është partnerja e tij e re, fotografja Blerta Celibashi.
Sipas JOQ, ata janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë.
Kujtojmë, se dje gazetari Andi Llabuti e konfirmoi lidhjen e tyre.
“Mardhënia e Blertes dhe Princit për sa kohë ajo punonte në Oborrin Mbretëror ka qënë më shumë sesa formale, (këtë e them me siguri të plote jo vetëm unë por cdo kush që i ka njohur apo ka qenë pjesë në aktivitetet e oborrit). Kohët e fundit, PAS ndarjes ku cifti spo jetonte më me njëri tjetrin, Blerta dhe Princi, të dy, si persona të maturuar dhe beqar kanë forcuar më shumë mardhëniet e tyre miqësore e më pas më teper sesa miqësore“, shkruante ai në Instagram.