Gazetari Andi Llabuti ka konfirmuar lidhjen e Princ Lekës me fotografen, Blerta Celibashi.
Në një postim në Instagram, ai shprehet se si mik i Elia Zaharias dhe Princ Lekës është dëshmitar, se arsyeja e ndarjes së tyre nuk ishte fotografja.
“Para se t’ju dali goja para mendjes po ju sqaroj pak, rreth Princit, Elias dhe Blertes. Në Oborrin Mbretëror ndër të parët kam njohur Princin, e më pas Elian. Të dy i kam vertetë shumë miq te mirë, por në 2 vitet e fundit i kam parë shumë të përcarë, secili prej tyre kryenin aktivitetet e tyre vecmas dhe asnjëherë nuk po i shihja më të dilnin bashkë si cift ne foto. Zëra brënda oborrit flisnin nën zë për një ndarje të mundëshme mes tyre. Takohem me Elian, asnjë fjalë të keqe rreth fotografes, përkundrazi. E qetë por pa Princin. Takoj Princin, si gjithmonë i dashur dhe në siklet për të justifikuar mungesën e Elias në aktivitetet e tij.”, he writes.
Ndërsa vijon: “Ndërkohë, me Blertën takohesha shpesh por në terren, gjithnjë me vrap për në eventet e rezervuara. Në telefon me të në shumicën e rasteve, zërin e saj e dëgjoja të shoqëruar me muzik, ku nënkuptoja që ishte në event. Para 1 viti marrë vesh ndarjen faktike mes Princit dhe Elias dhe s’mund të thosha asnjë fjalë rreth tyre pasi miku nuk shitet as për një lajm dhe as për një shumë të majme parash, deri në momentin qe ata të dy të perfundonin procedurat ligjore mbi ndarjen.”
Gazetari sqaron se për sa kohë Blerta punonte në Oborrin Mbretëror ka patur një sjellje formale me Princ Lekën, ndërsa lidhja e tyre ka nisur pas ndarjes me Elia Zaharian.
“Mardhënia e Blertes dhe Princit për sa kohë ajo punonte në Oborrin Mbretëror ka qënë më shumë sesa formale, (këtë e them me siguri të plote jo vetëm unë por cdo kush që i ka njohur apo ka qenë pjesë në aktivitetet e oborrit). Kohët e fundit, PAS ndarjes ku cifti spo jetonte më me njëri tjetrin, Blerta dhe Princi, të dy, si persona të maturuar dhe beqar kanë forcuar më shumë mardhëniet e tyre miqësore e më pas më teper sesa miqësore. Tani, pyetja që ngrihet këtu është, si mediat tona kaq të vuajtura për një lajm nuk marrin parasysh që një i tretë nuk mundet KURRË të hyj në një lidhje, dhe këtë e dimë shumë mirë të gjithë. Mjaft e “kryqëzuat” Blertën me tituj skandaloz, ku në të vërtetë nuk dini asgjë për mardhëniet e tyre. Megjithse Blerta është një vajzë e fortë dhe shumë e sigurt në vendimet që merr pa prekur apo cënuar askënd! Kam një pyetje për ju të gjithë që po e lexoni këtë shkrim, qofshit individ ose portale, a keni motra ju, po vajza a keni? Si do t’u ndjenit ju nëse një gjë e tillë do t’i ndodhte asaj, cfare emri do t’i vendosnit, turp apo bekim?”, përfundon ai.
- VIDEO/ Albani feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin special
- VIDEO/ Luiz Ejlli ironizon Olta Gixharin, tregon çfarë bën “kur e rreh” Kiara: Për dy minuta jam në shtëpi…
- VIDEO/ Kiara Tito ua mbyll gojën të gjithëve që bëjnë thashetheme për Luizin
- VIDEO/ Rezart Veleshnja ironizon Olsa Muhametin: E ke bërë Big-un si Përputhen, s’ka gjë sa t’ia marrësh dorën
- VIDEO/ Kiara Tito tregon pse nuk jetojnë në shtëpinë e re
- VIDEO/ “U shokova”, Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual