Wed. Nov 20th, 2024

“Viti i ri nuk është i myslimanëve”, digjet bredhi në Kosovë

Në prag të Vitit të Ri, në Kosovë ka ndodhur një incident i pakëndshëm.

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se policia është duke punuar për identifikimin e të dyshuarve.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim “Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”, tha Veseli.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *