Sun. Sep 22nd, 2024

Foto/ Shpërthen në flakë shtëpia e Beyonce

Mëngjesin e Krishtlindjeve, rreth orës 02:00 pas mesnate ka marrë flakë shtëpia e fëmijërisë së Beyonce në Huston. Fatmirësisht familja që jetonte atje shpëtoi shëndoshë e mirë.

Departamenti lokal i zjarrfikësve arriti në vendin e ngjarjes së shtëpisë dykatëshe me tulla brenda tre deri në pesë minuta, raportoi Houston Chronicle.

Familja e Beyoncé Knowles bleu shtëpinë në bllokun 2400 të Rosedale në 1982, dhe Beyonce jetoi atje deri në moshën pesë vjeçare. Ajo u pa duke fotografuar pronën kur ishte në qytetin e saj të lindjes për turneun e saj botëror.

Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace u ndërtua në vitin 1946. Në shkurt, Beyoncé fitoi çmimin e saj të 32-të Grammy, duke e bërë atë artisten më të vlerësuar në historinë e Grammy.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *