Moderatorja Bieta Sulo ka qenë e ftuar dje në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ku ka folur për marrëdhënien e veçantë me Xhoelën, vajzën e Alban Dudushit.
Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.
“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.
- Ishte tifoz i Partizanit, futbollistët e Tiranës, homazhe për Gerti Bogdanin
- “Egla Ceno më pëlqen”, Julia dhe Renne “përplasen” për fituesen e BBV3
- Këtë sezon do të jetë banore e Big Brother VIP? Ja si reagon Zhaklin Lekatari
- Zbulohet emisioni që do të drejtojë Zhaklin Lekatari
- Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? Renne: Është e pabesë…
- VIDEO/ Ftesë dasme si kjo e Dafina Zeqirit nuk keni parë, e zbulon Ylli Limani dhe ngel pa fjalë