Fri. Nov 22nd, 2024

“Të tjerët i ka ruajtur goxha”, Eni Shehut nuk i del e keqja me Olta Gixharin

Moderatori Eni Shehu nuk arriti të shkojë në finalen e “Dancing With The Stars Albania”. I ftuar sot në DWTS Fan Club, ai foli edhe për komentet e jurisë, ndërsa veçoi mikeshën e tij Olta Gixharin.

“Jam përpjekur të bëj një analizë se çfarë ka ndodhur me Oltën. Ajo nga vetë natyra si aktore, i jep një dramacitet batutës, përpiqet ta ngrejë, t’i japë një kulm, ta çojë në ekstrem një koment dhe këtë gjë e ka bërë me mua, njeriun më të afërt nga i gjithë kasti. Të tjerët i ka ruajtur goxha. Këtë gjë e ka thënë edhe ajo vetë, ‘e kam më të lehtë të kritikoj Enin sepse e kam të afërt sesa të gjithë të tjerët’. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer në lidhje me Oltën, Eni është Eni dhe Odeta është Odeta. Mendoj që me Odetën e ka tejkaluar pak kritikën, pozicionin e saj si një anëtare jurie për të mos vënë re anën profesionale”, tha Eni.

Kiara Tito: Eni keni patur të dy me njëri-tjetrin komente të cilat janë konsideruar të tepërta. Do ta ndryshojë ky “Dance” marrëdhënien me Oltën, sepse keni patur një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin?

Eni Shehu: I vetmi moment që mund ta ndryshojë, por nuk besoj se ka ndonjë rëndësi apo vlerë të madhe, është unë dhe Olta përveç se çfarë kemi kaluar kur kemi qenë të rinj, sot e kësaj dite na mban afër apo në miqësi pëlqyershmëria e njëjtë, apo vlerësimet e njëjta që kemi. Ndërsa në këtë Dance unë kuptova që kemi disa diferenca në pëlqyeshmëri, nuk jemi më ata që pëlqejmë të njëjtën gjë apo nuk pëlqejmë të njëjtën gjë, ose ndajmë të njëjtën mendim për të njëjtën gjë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *