Dje në mbrëmje, stafi i “Top Channel”, festoi festën e fundvitit. Si rrallëherë Ledion Liço postoi një foto në Instagram me bashkëshorten e tij, Sara Hoxha dhe kunatën Lori Hoxha.
Po ashtu, Sara shpërndau një video, ku shfaqej ajo dhe Ledioni.
“Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë“, shkruante Sara dhe me siguri duke nënkuptuar, se qëkur janë bërë prindër daljet e tyre nëpër clube nate janë më të rralla.
Por diçka tjetër që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani, e cila po dje në mbrëmje festoi me stafin e biznesit të saj, “Bana’s”.
Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani. Edhe pse këta të dy nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar, ndodhitë e natës së djeshme i shtojnë dyshimet, se prezantuesi do të jetë Ledioni. / Labyrinth
- FOTO/ Ingrit Gjoni publikon foton e bukur familjare
- FOTO/ Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ bën publike lidhjen e tij të re
- VIDEO/ Ky detaj tregoi se Romeo dhe Heidi nuk qenkan ndarë
- Kiara Tito nis provat për “Portokalli”, komenti i Luizit merr gjithë vëmendjen e fansave
- Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, ja si parashikohet moti sot
- “Moment pozitiv për dashurinë”, 3 shenjat me fat për sot