Modelja Cindy Marina, në një intervistë në “Vizion Plus” ka folur edhe për marrëdhënien që ka me familjen e partnerit, Genard Topalli.
E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilësohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topllit, ajo tha se ndihet e lumtur.
“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha Cindy.
Ndërsa për kunatën, Megin, dashuria duket që nga mënyra se si flet për të: “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.
- Foto/ Chiara Ferragni darkon me reperin e njohur
- Këto shenja nuk i pëlqejnë thashethemet dhe intrigat
- Video/ “Në sezonin e ri do të jem në ekran”, Arbana Osmani e konfirmon dhe flet për Big Brother VIP Kosova
- “Big Brother m’i ka nxehur motorët”, Arta Kabashi: Tani nuk kam të ndalur
- “Më mungon dashuria”, Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë…
- Foto/ “E ke gabim nëse mendon se nuk të kam dashur kurrë”, Fedez shtrohet me urgjencë në spital