Fri. Sep 20th, 2024

“Në BBV duhet histori dashurie që të mbahesh mend, nuk arrij në atë nivel”, ja si reagon Luiz Ejlli ndaj Liesës

Moderatorja Liesa Haxhiasllani, e ftuar në emisionin “Wake Up” tha se në Big Brother VIP 3 duhet të krijosh patjetër një histori dashurie që të mbahesh mend, gjë të cilën ajo s’do ta bënte.

“Jam shumë realiste dhe e di që një format si “BB” do të ishte shumë i mirë për mua në aspektin e rrjeteve sociale, e promovimit të emrit, ndoshta për një vend pune që mua do më pëlqente… Por që të arrija në atë nivel, do më duhej mendoj unë, mbase jam gabim, një histori dashurie që unë nuk do ta bëja dot aty brenda. Do të ishte pak e vështirë. Në “BB” po ta vëmë re, nga çdo edicion mend mund të mbajmë 2 apo 3 personazhe. Nuk e di sesa mund të realizohej të isha pjesë e këtyre personazheve që do mbaheshin mend. Jo të gjithë kanë një histori dashurie, por mbahet mend fituesi, dikush që u lidh me dikë. Rasti i Beniadës që ishte një fenomen për shkak të karakterit të saj. Pra janë disa personazhe që kanë veçoritë e tyre, që mbahen mend.”, tha shoqja e Kiara Titos, deklaratë të cilën e dëgjoi dhe Luiz Ejlli.

Madje, ai s’vonoi të komentonte në postim: “O teze”, duke etiketuar Liesën.

Kjo e fundit ia ktheu: “Ti je kategoria që do mbahet mend gjatë”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *