Wed. Oct 2nd, 2024

Zhaklin Lekatari ironizon Anita Haradinajn pas komentit për Gani Gërmian

Moderatorja Anita Haradinaj bëri një deklaratë në “Prime-n” e kaluar për banorin e Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, që nuk u prit mirë nga publiku.

“A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”, kjo ishte deklarata që ka shkaktuar debat.

Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” këtë koment, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “BBVA”, Zhaklina Lekatari.

Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.”.

Shprehja “La classe non e’ acqua”, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *