Gazetarja Elsa Ymeri ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku ka thënë se meshkujt shqiptarë nuk i duan gratë e zgjuara, pasi i kanë frikë.
Pjesë nga biseda në studio:
Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.
Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!
Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?
Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.
- Këto shenja horoskopi e gjejnë njëra-tjetrën edhe pasi ndahen
- Video/ Kiara zbulon pamjet nga ditëlindja e Luizit: Jam gruaja më e lumtur në botë
- Foto/ Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush fituesi i BBV2
- “E pamundur të falni atë që iu lëndoi ndjenjat”, 3 gjëra që Gaforrja nuk i bën
- “Lule e bukur e gjakut tim”, Besi dhe Xhensila urojnë Ajkën për ditëlindje: Jetoj vetëm për ty!
- Video/ Stresi paraqitet në komisariat, ja çfarë shkruan