Wed. Oct 2nd, 2024

“Bllok direkt dhe fshije”, Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha nuk gjejnë qetësi

Përmes një postimi të reperit kanadez Drake, Sara Hoxha i ka dhënë një mesazh Dafina Zeqirit.

“Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh.”, shkruan Drake.

Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në “Instastory”, Sara shkruante: “Ah Drake”.

Edhe pse Sara nuk thoshte se kujt i referohej, Dafina ka reaguar në Instagram.

Ajo së fundmi ka publikuar një foto të cilën e ka shoqëruar me një këngë, teksti i të cilës thotë: “Bllok direkt dhe fshije, i thoni asaj të provojë këtë gjënë e saj me dikë tjetër…”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *