Wed. Nov 20th, 2024

“Ne ishim një familje”, yjet e “Friends” reagojnë për humbjen e madhe: Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t

Pesë yjet e “Friends”; Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer kanë dhënë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje për humbjen e mikut të tyre Matthew Perry.

Ata e nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë në aktrim. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën“, thuhet në deklaratë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *