Fri. Nov 22nd, 2024

“Pse i urren meshkujt?”, Zhaklin Lekatari e sqaron njëherë e mirë këtë

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku gazetarja e pyeti se, pse është krijuar përshtypja, që ajo i urren meshkujt.

Aulona Musta: Pse është krijuar përshtypja që Zhaku i urren meshkujt?

Zhaklin Lekatari: Unë nuk i urrej meshkujt. Fjala urrejtje nuk më pëlqen sepse bart shumë emocion. Urrejtja dhe dashuria janë emocione shumë të forta dhe i ndan një fije shumë e hollë. Mendoj që janë këto stereotipet që nëse ti je feministe atëherë i urren burrat dhe do epërsinë e grave ndaj burrave dhe do një botë që komandojnë gratë. Këto janë paragjykime, skema mendore që të tjerët i kanë bartur, i kanë huazuar dhe i shprehin ndoshta pa e ditur kuptimin e tyre. Feminizmi është barazi gjinore jo epërsi e grave ndaj burrave, sikurse është maskilizmi. Barazia gjinore arrihet kur burrat dhe gratë janë përballë njëri-tjetrit dhe kur mundohen të bashkëpunojnë duke qenë komplementarë pa i bërë luftë njëri-tjetrit. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *