Gazetarja Paloma ka komentuar kërcimin dhe deklaratat e gazetarit Ronaldo Sharka në “Dancing With The Stars”.
“Ronaldo është mirë që të prezantojë këtë programin me Erjolën se duket më bukur aty, se njëherë e pamë te një program dashurie, njëherë moderator, njëherë në Big Brother, njëherë kërcimtar. Mendoj që kërcimi nuk është fusha e vet. Dhe kur nuk është fusha e vetë mendoj, se nuk duhet të jetë paragjykues kaq i madh për t’i bërë kritika gjithsecilit. Edhe pse kërcimet në përgjigjësi për secilin nga VIP-at lëënë pak për të dëshiruar dhe deri diku jam me Albin”, tha Paloma.
Ndërkohë, që Ronaldo iu përgjigj me një postim në Instagram.
“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht”, shkruante Ronaldo. / Labyrinth
- VIDEO/ Albani feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin special
- VIDEO/ Luiz Ejlli ironizon Olta Gixharin, tregon çfarë bën “kur e rreh” Kiara: Për dy minuta jam në shtëpi…
- VIDEO/ Kiara Tito ua mbyll gojën të gjithëve që bëjnë thashetheme për Luizin
- VIDEO/ Rezart Veleshnja ironizon Olsa Muhametin: E ke bërë Big-un si Përputhen, s’ka gjë sa t’ia marrësh dorën
- VIDEO/ Kiara Tito tregon pse nuk jetojnë në shtëpinë e re
- VIDEO/ “U shokova”, Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual