Fri. Nov 22nd, 2024

Study: Why do Albanian girls marry Serbian men and vice versa?

Akademiku Artan Fuga ka zhvilluar një intervistë me ish-studenten e tij, Olta Murataj e cila kishte qenë për disa vjet dhe kishte bërë një doktoraturë në një universitet në Turqi, në fushën e sociologjisë. Punimi shkencor ka të bëjë me “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. Në intervistën e profesor Fugës, Olta rendit disa arsye se pse ndodhin këto martesa.

Sipas burrave serbë janë:

1. mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë

2. refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat

3.“e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshortin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para.

4.mosha e tyre për t’u martuar

5.nevoja për të krijuar familje

6.dëshira për të pasur fëmijë dhe

7.frika e të plakurit vetëm.

Ndërsa arsyet që shtyjnë vajzat shqiptare të pranojnë kërkesën për martesë:

1.mosha e martesës (në vendet rurale mosha është një faktor i rëndësishëm në martesën e vajzave; pas moshës 25 vjeçe kërkesat për martesë ulen shumë)

2.frika se mos mbesin në shtëpi “vajzën që nuk e mori askush” ose “lënesha”

3.mungesa e djemve shqiptarë (boshatisja e zonave rurale nga të rinjtë, sidomos nga djemtë)

4.martesa si detyrim social sepse “vajza duhet me e gjet shtëpinë e saj”

5.jetesa në fshat pa perspektivë (martesa vjen si një mënyrë për t’u arratisur)

6.duke menduar se do jetojnë jashtë Shqipërisë krijojnë mendimin e një jete më të mirë, me kushte ekonomike më të larta

7.kurioziteti për të parë një kulturën të re

8.shtysa që vjen nga familjarët dhe rrethi shoqëror.

Sipas autores gratë shqiptare të martuara në Serbi, kryesisht janë nga Veriu i Shqipërisë, me përjashtim të disa rasteve nga Shqipëria e Mesme. /Labirinth, referuar intervistës së prof. Artan Fugës

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *