Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar, se ditën e sotme është takuar me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Shoku i mirë në ditë të vështira dhe të mira“, shkruan Luizi krahas fotos.
Kujtojmë, se Luiz Ejlli e mbështeti Benet Becin gjatë fushatës elektorale, ku ky i fundit u zgjodh kryetar bashkie.
Ai e përmendte shpesh në Big Brother VIP, por dhe jashtë reality show-t, se Benet Beci e kishte ndihumuar në ditë e tij të vështira dhe se donte t’i kthente nderin.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane, që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi në atë kohë. / Labyrinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/10/luiz-ejlli-dhe-benet-beci.jpg?resize=478%2C850&ssl=1)
- Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush kryeministri
- Elsa Lila feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën artistja
- Foto/ Moderatores së njohur i ndodh e papritura në rrugë
- Gazetarja i nxjerr “të palarat” Monika Lubonjës: U fut te dhoma e një rusi…
- Rivalë apo miq? Heidi flet për marrëdhënien me Borën dhe Donaldin
- Foto/ Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë