Moderatorja Kiara Tito ka folur për “Shqipëria Live” pas prezantimit të “Dancing With The Stars Fan Club”.
Ajo është pyetur për marrëdhënien e saj me opinionisten e puntatës së parë Zhaklin Lekatari dhe bashkëpunimin e tyre në programin e ri.
Kiara tha se me Zhaklinën kanë marrëdhënie profesionale dhe se di ta ndajë këtë nga jeta personale.
“Unë jam një person që di t’i ndaj gjërat shumë mirë kur bëhet fjalë për punë. I bie që mos të flas me gjysmën e personazheve të showbizit nëse do bazohet jeta ime vetëm tek ato çfarë kanë ndodhur në Big Brother. Gjërat ndahen janë profesionale dhe personale. Njerëzit e jetës personale unë i kam zgjedhur shumë mirë se cilët janë. Gjithçka është punë dhe në punë duhet të fokusohemi vetëm aty, në asgjë tjetër. Kam një marrëdhënie profesionale me të gjithë ata që do mirëpres në studion time“, tha Kiara Tito për “Shqipëria Live”. / Labyrinth
- Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush kryeministri
- Elsa Lila feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën artistja
- Foto/ Moderatores së njohur i ndodh e papritura në rrugë
- Gazetarja i nxjerr “të palarat” Monika Lubonjës: U fut te dhoma e një rusi…
- Rivalë apo miq? Heidi flet për marrëdhënien me Borën dhe Donaldin
- Foto/ Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë