Këngëtari Luiz Ejlli ka performuar sonte në “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, e cila titullohet “Pa ty”.
Pasi përfundoi performancën e tij, Luizi u pyet për filmin.
Ai tha, se nuk është aktor dhe as pretendon se do të jetë pas kësaj eksperience, por sipas tij kanë bërë një punë të madhe.
“Nuk jam aktor, as u bëra aktor. Më kanë marrë, më kanë mësuar. Kemi bërë diçka të madhe. Mezi pres ta shoh. I ftoj të gjithë në premierë. Edhe fisin e gruas tënde në Kanada”, i tha ai Eno Popit.
Ky i fundit në një intervistë në Wake Up ka thënë se, “Luiz Ejllin do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjekë”. / Labyrinth
- Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush kryeministri
- Elsa Lila feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën artistja
- Foto/ Moderatores së njohur i ndodh e papritura në rrugë
- Gazetarja i nxjerr “të palarat” Monika Lubonjës: U fut te dhoma e një rusi…
- Rivalë apo miq? Heidi flet për marrëdhënien me Borën dhe Donaldin
- Foto/ Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë