I ftuar në studion e Report Tv, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se nuk lejohet muzika pas orës 20:00 pasi valët përhapin virusin dhe kjo gje është e vërtetuar shkencërisht.
“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe”, tha Klosi. / Burimi: Report TV /Labirinth