Blogerja dhe biznesmenia e famshme italiane, Chiara Ferragni është bërë sot nostalgjike.
Ajo ka postuar disa foto në Instagram të viteve 2013-2016.
“Chiara 2013-2016 🥹 Kush më ndiqte tashmë? ☺️”, shkruan ajo, ndërsa në foto shihet me një pamje ndryshe nga sot.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Chiara ndodhej në Greqi në Mykonos, së bashku me motrat e saj dhe miqtë për festën e beqarisë së motrës së saj Francesca, e cila martohet së shpejti. / Labyrinth