Tue. Jul 9th, 2024

Arbana Osmani ka reaguar pas dasmës së saj me Eduart Grishajn.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se, e ka ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë e publikut.

“Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë”, shkruan Arbana.

Po ashtu, ajo nuk ka harruar të falenderojë miqtë.

“E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan më tej. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *