Luiz Ejlli i ka uruar Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt të trashëgohen në mënyrën më origjinale.
“I vetmi merak që më ngeli, që nuk jam tek dasma e Arbanës dhe Eduartit është momenti kur t’i thonë: A do ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrin tënd dhe fillon tën tën tën… e deri në gusht“, thotë Luizi duke imituar siglën që transmetohej para ele.minimit të banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ndërsa sipër videos, shkruan: “publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.
Kujtojmë se Luizi ndodhet në SHBA, ku po mban disa koncerte, ndërsa Arbana dhe Eduarti u martuan dje. / Labyrinth